Vettingu do t’i ndjekë prokurorët dhe gjyqtarët edhe nëse do të zgjedhin të lenë detyrën për t’iu futur politikës. Partia Socialiste ka propozuar që ata që shmangen procesit duke dhënë dorëheqjen, të mos lejohet të kandidojnë për deputete në zgjedhjet e 18 qershorit.

Bashkëkryetari i komisionit të reformës zgjedhore Taulant Balla tha se ky proces është po aq i rëndësishëm sa dekriminalizimi.

Propozimi do të paraqitet nën Komisionin e Posaçem të Reformës Zgjedhore dhe socialistet kërkojnë edhe votat e demokrateve. Nëse opozita do ta kundërshtoje, mazhoranca do t’i drejtohet kuvendit për ta votuar si amendament këtë ndryshim në ligjin elektoral.

/Tv Klan