Socialistët e kanë zyrtarizuar kërkesën e tyre për shkarkimin e kryetarit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Klement Zguri, duke ia paraqitur atë kryetarit të Kuvendit.

Mazhoranca e akuzon Zgurin se ka shkelur ligjin e dekriminalizimit duke mos shqyrtuar kërkesën e prokurorisë lidhur me kryebashkiakun e Mallakastrës që preket nga ky ligj për një dënim nga gjykata e shtetit italian për vjedhje.

Sipas socialistëve, Zguri ka ardhur në krye të këtij institucioni si pjesë e marrëveshjes se 18 Majit, por nuk u ngrit në lartësinë e detyrës dhe drejtoi si njeri partiak.

Tv Klan