Sa më shumë peshk të hani, aq më mirë do ndiheni. Ky është rezultati i studimit të publikuar nga ‘’Time Magazine”. Studiuesit kanë kontrolluar 26 studime përgjatë viteve 2001-2014 për të parë efektin e peshkut në organizmin e njeriut.

Pas vëzhgimit të 150 mijë njerëzve, ata kanë dalë në përfundimin se ngrënia e peshkut e redukton deri në 17 % riskun e prekjes nga depresioni.

Eksperti Dr. Majid Fotuhi, tregon se kjo lidhet me Omega-3, acidet yndyrore që gjenden tek peshku.

Aftësia e Omega-3 është të reduktojë pezmatimin dhe të shtojë rrjedhjen e gjakut, gjë që ndikon në uljen e depresionit./tvklan.al