Një ditë pasi ka publikuar fotografinë nga takimi me presidentin amerikan Donald Trump, që ka ndodhur gjatë janarit të këtij viti, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se mbetet i privilegjuar që ishte lideri i vetëm nga Ballkani, që takoi njeriun më të fuqishëm të politikës botërore.

“T

akimi im me presidentin Trump, është një takim që në rend të parë i shërben interesit të qytetarëve tanë, i shërben Kosovës. Unë kam qenë shumë i gëzuar, krenar për jo vetëm faktin se kam pasur fatin që vetëm unë nga liderët e Ballkanit ta takoj një personalitet të tillë të fuqishëm, por kam qenë i entuziazmuar, më lejoni ta them këtë, për popullin tim

”, është shprehur Veseli.

Ai tha se në momentin kur janë përcjellë shumë mesazhe, se cila do të jetë politika e ardhshme amerikane nën udhëheqjen e presidentit Trump, ishte nder që një lider nga Kosova të takohet me një personalitet të tillë.

Vërtetë është një bekim për popullin e Kosovës dhe një falënderim i veçantë për Kosovën. Ne jemi të bekuar me partneritetin që e kemi me vendet më të fuqishme perëndimore, ta mbajmë e kultivojmë këtë bekim dhe mos të lëmë të ftohet ky partneritet”

, ka thënë kryetari i Kuvendit të Kosovës./tvklan.al