Buka apo patatet e skuqura duhet të jenë të gatuara në një ngjyrë të “artë të verdhë”, në vend të ngjyrës kafe. Në këtë mënyrë ne reduktojnë futjen brenda organizmit tonë të një kimikati, që mund të shkaktojnë kancer. Paralajmërimi është dhënë nga shkencëtarët e ushqimit.

Megjithatë mjek që merren me kërkimet rreth kancerit thonë se kjo ende nuk është e vërtetuar tek njerëzit. Ajo që shkakton kancer është një substancë kimike e njohur si akrylamide. 

FSA sugjeron që njerëzit mund të ulin rrezikun duke hequr dorë nga patatinat e thata dhe të konsumojnë patate të ziera, pure dhe ushqime në avull.

Ekspertët rekomandojnë gjithashtu që t’i mos i ruani më patatet në frigorifer, pasi çon në formimin e substancës akrylamide./ tvklan.al