Për shumë njerëz, dita nuk mund të nisë mbarë në qoftë se nuk pinë kafenë e mëngjesit, por nëse e pini me stomakun bosh, po i bëni një dëm shumë të madh shëndetit tuaj.

Stomaku përmban acid hidroklorik, i cili shpërbën ushqimin dhe proteinat, si dhe shërben po ashtu për të balancuar nivelin e acideve gastrike në trupin e njeriut. Në momentin që pini kafe me stomakun bosh, acidi hidroklorik gërryen stomakun, shkathon urth dhe ulçër.

Si pasojë e mos-shpërbërjes së proteinave do të keni djegie stomaku dhe inflamacion të zorrës së trashë. Kafeja ka veti dehidratuese, prandaj këshillohet gjithmonë ta shoqëroni me një gotë ujë.

 E konsumuar esëll ajo shkakton rrahje të çrregullta të zemrës, ankth, luhatje humori si dhe ndikon tek tensioni i gjakut. Ekspertët e shëndetit publik rekomandojnë që të pini kafe. pasi të keni ngrënë ushqim dhe jo menjëherë pas zgjimit nga gjumi.