“Përdorimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë është e lidhur me autizmin tek fëmijët”, këtë ka treguar një studim i fundit spanjoll.

Djemtë, nënat e të cilëve kanë pirë paracetamol gjatë shtatzënisë së tyre, kishin më shumë gjasa të preken nga spektri i autizmit dhe ishte e lidhur me normat më të larta saj nga të dy gjinitë.

Udhëzimet zyrtare thonë se paracetamoli duhet të merret vetëm nëse është e nevojshme në shtatzëni dhe për një kohë shumë të shkurtër.

Studimi i fundit nga studiuesit spanjolle ka sugjeruar se fëmijët e ekspozuar rregullisht ndaj ilaçeve, në kohën që ndodhen në barkun e nënave, janë më të prirur për të treguar shenja të autizmit. Shkencëtarët thonë se ky është studimi i parë që ka raportuar këtë problem.

parac

Ata gjetën se nënat e të cilëve kanë përdorur rregullisht paracetamol gjatë shtatzënisë, kishin 30% më shumë gjasa  për të treguar dëmtimet, sidomos spektrin e autizmit, më shumë tek djemtë.

Studimi ka rekrutuar 2 mijë e 644 çifte nënë-fëmijë, duke e filluar studimin që gjatë shtatzënisë. Nga të rekrutuarit, 88% janë zbuluar raste të autizmin në moshën 1 vjeç dhe 79.9%, kur ata ishin pesë vjeç.

Nënat janë pyetur në lidhje me përdorimin e tyre të paracetamolit gjatë shtatzënisë dhe shpeshtësia e përdorimit është klasifikuar : sporadike, asnjëherë dhe në mënyrë të vazhdueshme.

Rreth 43% e fëmijëve është vlerësuar me ekspozim ndaj paracetamolit gjatë 32 javëve të para të shtatzënisë. Profesoreshë Claudia Avella-Garcia, si dhe autore e studimit ka thënë: 

“Nuk mund të jetë një shpjegim se pse djemtë kanë më shumë gjasa të kenë simptoma të spektrit të autizmit. Megjithatë ne kemi zbuluar se truri i mashkullit është më i ndjeshëm ndaj ndikimeve të jashtme gjatë jetës në barkun e nënës”

.

Megjithatë, duke komentuar mbi studimin, Profesori Alan Cameron, i

“Kolegjit Mbretëror të Obstetërve Gjinekologëve”

, tha:

“Paracetamol është një nga ilaçet më të zakonshme që përdoren për të ulur një temperaturë të lartë dhe për të lehtësuar dhimbjen, është e sigurt dhe të përdoret në mënyrë rutinore gjatë të gjitha fazave të shtatzënisë. Ky studim është shumë premtues por akoma nuk është vërtetuar saktësisht nëse paracetamoli i përdorur nga nënëat shtazëna shkakton Autizëm tëk fëmijët”

. Gjetjet janë botuar këtë javë në “International Journal of Epidemiologjia”./tvklan.al