Çfarë i shkakton aknet? Arsyeja kryesore është prodhimi i tepërt i vajit të fytyrës, por jo vetëm.

Janë disa faktorë të përditshëm që i shkaktojnë ato.

-Vini shumë makijazh ose i dashuri juaj ka mjekër

Sigurisht që disa djem duken shumë joshës me mjekër , por mjekra e të dashurit tuaj nuk i bën asnjë nder fytyrës tuaj. Ndërkohë që ju putheni fytyra juaj fërkohet me mjekrën e tij duke krijuar acarim dhe duke stimuluar prodhimin e vajit në fytyrën tuaj.

nrm_1415054243-9gnux

-Hani ushqime pikante

Ushqimet pikante shpesh përmbajnë acid likopen që mund t’u shkaktojë irritim shumë njerëzve. Disa persona të tjerë kanë neveri ndaj bulmetrave ose tipave të tjerë të ushqimeve, lëkura juaj reagon ndaj asaj çfarë hani.

-Përdorni produkte që kanë përbërës që bllokojnë poret

Vaji është një përbërës që gjendet në shumë locione dhe njihet si bllokues poresh. Gjithashtu duhet të keni kujdes nga dhe silikoni i cili gjendet në shumë produkte kozmetike.

-Pini duhan

Sa herë që ndizni një cigare, rrisni sasinë e oksigjenit në hyn në fytyrën tuaj.Kjo shkakton uljen e kolagjenit dhe elasticitetit të lëkurës suaj duke nxitur rrudhat dhe duke zmadhuar poret.

nrm_1415041134-470627743

-E fërkoni shumë fytyrën

Disa njerëz mendojnë se sa më shumë ta fërkoni fytyrën aq më e butë do jetë ajo, por në fakt ajo bëhet më keq. Ajo që ndodh është se bakteret e dëmshme përhapen në fytyrë, duke e përkeqësuar gjendjen.

-Nuk pushoni së ngacmuari puçrrat

Është tunduese, por asnjëherë ide e mirë të shtireni si dermatolog, sepse mund të lini shenjë në lëkurë.

-Përdorni detergjentin e gabuar

Disa kimikate që gjenden në detergjentët mund të jenë shumë të ashpër për fytyrën tuaj.Sapo ta vini fytyrën në jastëk, fytyra reagon ndaj asaj që ka mbetur në copë.

nrm_1415054629-476804237

-Nuk e lani fytyrën pasi stërviteni

Mos larja e fytyrës pasi djersiteni makijazhi, pisllëku dhe bakteret miksohen me djersën. Nëse nuk keni kohë të laheni pas palestrës, përdorni peceta të lagura për të pastruar fytyrën tuaj./tvklan.al