dora e djathtePrirja për të shkruar me dorën e djathtë vjen nga funksionimi i mirë i hemisferës së majtë të trurit.

Studimet e ndryshme kanë vërtetuar se tek pjesa më e madhe e njerëzve, hemisfera e majtë e trurit sundon mendjen, trupin e njeriut dhe gjuhën e folur.

Detyrat kryesore të njeriut kryesisht kontrollohen nga aktiviteti i trurit në hemisferën e majtë, por ndodh që nga hemisfera e majtë e trurit të kontrollohet ana e djathtë e trupit të njeriut, ku përfshihet syri, krahu dhe këmba.

Kjo është arsyesja se përse njerëzit zakonisht me dorën që shkruajnë, kanë tendencën të bëjnë gjithçka tjetër po me atë dorë, si për shembull të ushqehen me të djathtën, të mbajnë objekte me të djathtën, etj.

Kështu, fakti se hemisfera e majtë funksionon më mirë se e djathta, ndikon edhe në kontrollin dhe tendencën për të kryer një pjesë të aktiviteteve me krahun e djathtë të trupit./K.P