Luhatjet e mëdha të kursit të këmbimit valutor në Shqipëri shpjegohen nga Banka e Shqipërisë nga disa faktorë, siç janë ata të rritjes së flukseve tregtare, politikës monetare dhe situatës ekonomike. Marjan Gjermeni, drejtor i Operacioneve Monetare në Bankën Qendrore, thotë në një intervistë për Televizionin Klan se përveç këtyre faktorëve, ndryshimet e mëdha të monedhave gjatë të martës e të mërkurës kanë patur si faktor kryesor sezonalitetin, datë e cila shumë kompani derdhin pagesa.

Gjermeni sqaron se kursi i këmbimit është i lirë, dhe luhatjet e këtij tregut  mund të konsiderohet edhe pozitive pasi bën që shumë kompani, importuese dhe eksportuese, të përdorin instrumenta të tjerë nga bankat, si caktimi i kursit për ditë të mëvonshme etj.

Por sa ka ndikuar faktori i informalitetit në ekonomi te luhatjet e monedhës euro?

“Ka shumë faktorë të kombinuar dhe situatë të kombinuar, ndonjëherë me 1 dollarë lëviz gjithë tregun e një ditë tjetër me 1 milion nuk e lëviz dot”.

Në qëndrimin e saj zyrtar Banka e Shqipërisë nuk pranon perceptimin se faktori psikologjik i deururizimit të ketë ndikuar në tregun valutor, pasi koha ka treguar që ndërhyrjet në ekonomi në Shqipëri japin efekt pasi hyjnë në fuqi. Megjithatë ajo pret një korrektim të kursit gjatë ditëve në vijim.

Tv Klan