PSG

Paris Saint Germain ka mundur Manchester United me rezultatin 2 – 0  duke fituar International Champions Cup. Ndeshja u zhvillua në stadiumin e Çikagos me një kapacitet prej 61,500 vendesh dhe të gjitha biletat ishin shitur.

Për anglezët nuk mjaftoi as blerja e re, hollandezi Memphis Depay. Në këtë sfidë mungonte Angel Di Maria, i cili përflitet për një transferim nga Manchester United drejt PSG.

Golat u shënuan të dy në pjesën e pare. Ishte Matuidi ai që dërgoi në avantazh Parisin , më pas Zlatan Ibrahimovic ka shfrytëzuar një shpërqëndrim të mbrojtjes kundërshtare dhe ka dyfishuar rezultatin në minutën e 34’. Manchester United më parë kishte mundur Barcelonën 3 – 1, amerikanët San Jose Earthquakes dhe Club América. PSG humbi ne kete turne me 11 – metërsha me Çelsin, por fitoi me Fiorentinën dhe Benfikën.

Francezët e mbyllën turneun amerikan në vend të parë me 10 pikë. Ndeshja e fundit do te jete ajo mes Fiorentines e Barcelones, me 2 gusht.

Tv Klan