Ajax lëshoi në fund titullin kampion në Hollandë, pasi dështoi të fitonte në fushën e De Grafschaap, sfidë që përfundi në barazim 1 – 1.

Një ndalesë në takimin final, e cila u shfrytëzua nga PSV Eindhoven, që e mbylli me fitore 3 – 1 përballjen në fushën e Zwolle. Ndalesa e ekipit të drejtuar nga De Boer u shfrytëzua nga ai i Cocu, që u detyrua të priste për të festuar suksesin e papritur.

Para ndeshjes së fundit të kampionatit Ajax dhe PSV ishin në të njëjtën kuotë pikësh, por skuadra nga Amsterdami kryesonte për diferencës së golave.

Ajax dështoi në fund, ndërsa kryesoi renditjen e Eredivisie për 27 javë. Një disfatë e hidhur për Ajax dhe një sukses me tepër vlera për PSV Eindhoven që u shpall kampion për herë të 23.

Endrit Sauku, Tv Klan