Tetë ushtarakët turq, që u arratisën në Greqi pas grushtit të dështuar të shtetit, u dënuan me dy muaj burg me kusht ditën e sotme nga Gjykata e Aleksandropolis (verilindje) për “hyrje të paligjshme” në territorin grek.

“Pavarësisht kësaj mase të shpallur ndaj tyre, ata do të qëndrojnë në paraburgim deri në vendimin mbi kërkesën e parashtruar për azil politik”, saktësoi një zyrtar i policisë për median.

Tetë ushtarakët, në mesin e së cilëve pesë pilotë u arrestuan dhe po mbahen në paraburgim pas mbërritjes së tyre me helikopter në aeroportin e Aleksandropolis të shtunën e kaluar, disa orë pas puçit të dështuar në Turqi.

/tvklan.al