Sipas një dermatologeje nga New Yorku problemet që kemi me shëndetin na shkaktojnë puçrra në pjesë të ndryshme të fytyrës.

Balli

Puçrrat në fytyrë mund të jenë rezultat i përdorimit të produkteve të kujdesit flokëve si shampot apo balsami që bllokojnë poret rreth vijës së flokëve.

Një tjetër keqbërës i mundshëm është stresi. Balli është i lidhur edhe me sistemin e tretjes. Zvogëlimi i sasisë së yndyrës në dietën tuaj dhe rritja e sasisë së ujit mund t’i reduktojë ato.

Hunda

Hunda është e lidhur me zemrën dhe duke ngrënë shumë mish dhe ushqime pikante mund të sjellë daljen e puçrrave. Rekomandohet shkëmbimi me ushqimet që përmbajnë “yndyrna të mira” si arrat, avokadot ose peshku. Kontrolloni produktet tuaja të makijazhit në mënyrë që të mos u ketë kaluar data e skadencës pasi shkaktojnë mbylljen e poreve.

Midis vetullave

Kjo është zona ku shfaqen për herë të parë alergjitë ushqimore. Intoleranca ndaj laktozës është një faktor i mundshëm ashtu si edhe dieta e pasur me ushqime që është vështirë të tretet shpejt.

Faqe

Kur i keni pastruar për herë të fundit furçat tuaja të makijazhit apo telefonin tuaj telefonit? Nëse keni puçrra në këtë zonë, mund të ketë ardhur koha për t’i jepni atyre një pastrim të mirë.Për shkak se kjo zonë gjithashtu korrespondon me sistemin tuaj të frymëmarrjes, pirja e duhanit është një stimulues më shumë i puçrrave në këtë zonë.

Mjekër dhe nofull

Kjo mund të jetë shenjë se keni një çekuilibër hormonal. Për t’i eliminuar, flini shumë, pini ujë mjaftueshëm, hani perime dhe laheni fytyrën shpesh.

Veshë

Meqenëse kjo zonë lidhet me veshkat, puçrrat që shfaqen në këtë zonë lidhen drejtpërdrejt me dehidratimin. Duhet të pini shumë ujë dhe të shmangni pijet me kafeinë./tvklan.al