pudingu

Përbërësit:

1 kilogram qumësht

1 pako puding

Çokollatë kuzhine e shkrirë

1 lugë kakao

Përgatitja:

Në një tenxhere hidhni fillimisht qumështin dhe vendoseni në zjarr të ngadaltë. Kur qumështi të jetë ngrohur hidhni pakon e pudingut dhe kakaon. Ndërkohë në një enë tjetër shkrini çokollatën. Bashkojini të dyja duke e trazuar vazhdimisht në mënyrë që të krijohet masë homogjene, në zjarr të ngadaltë.

Pasi të ketë marrë valë e gjithë masa, ndajeni në enë të përshtatshme për puding dhe futini në frigorifer. Shërbejini kur masa të jetë ngurtësuar.

tvklan.al