Gjykata e Pukës ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për dy inspektorë policie pas arratisjes nga komisariati të një të akuzuari për grabitje.

Inspektorët Dode Preka dhe Pajtim Bushi u arrestuan pasi i dyshuari Emirion Nika u arratis nga komisariati mesditën e së shtunës.

20-vjeçari i akuzuar për grabitje është ende në arrati./tvklan.al