pule me qullPërbërësit

1 pulë e vogël

4 – 5 lugë gjelle miell misri

2 lugë gjalpë

4-5 thelbinj hudhre të shtypura

Kripë

Përgatitja

Pritet pula në copa dhe vendoset të zihet në një tenxhere me ujë dhe kripë. Pasi pula është zier, në një tenxhere tjeter hedhim gjalpin dhe skuqim miellin e misrit, bashkë me hudhrat. Pasi është skuqur mielli i misrit hedhim lëngun e mishit të nxehtë dhe i përziejmë fort që të eliminojmë kokrrizat që mund të formohen.

Vazhdojmë e përziejmë disa minuta qullin duke hedhur  pak e nga pak lëngun e mishit, më pas e hedhim në një tepsi të vogel ku sipër vendosim thelat e mishit.

Piqet në furrë të nxehur për 20-30 minuta.

tvklan.al