Punë vetëm 4 ditë në javë – TV KLAN

Punë vetëm 4 ditë në javë

Ndihmon të punësuarit të rrisin produktivitetin

Një kompani në Zelandën e Re po eksperimenton reduktimin e orëve javore të punës për punonjësit e saj, për të rritur produktivitetin e tyre. Drejtuesit e “Perpetual Guardian”, një firmë menaxhimi ka vendosur që punonjësve të saj t’u lerë vetëm 4 ditë pune në javë dhe një ditë shtes pushimi krahas fundjavës.

Themeluesi i kompanisë, Endrju Barnes thotë se qëllimi i eksperimentit është krijimi i një ambienti pune që i përshtatet shekullit të 21. Sipas tij, shtimi i një dite pushimi në javë u jep punonjësve mundësi që të merren me zgjidhjen e problemeve personale, prej të cilave shpërqëndroheshin gjatë ditëve të ngjeshura të punës. Eksperienca ka treguar se kjo i bën ata më kreativë.

Eksperimenti shtrihet tek 200 punonjës të firmës së ndarë në 16 zyra. Edhe në Europë shumë kompani të mëdha po eksperimentojë reduktimin e orëve të punës për të rritur produktivitetin e punonjësve. Javën e kaluar, sindikatat kërkuan që punonjësit e sektorit të punojnë 28 orë në javë, 10 më pak se më parë.

Tv Klan

Kategori
BotaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*