Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet për ndërtimin e Rrugës së Kosovarëve, në Njësinë Nr 5 në kryeqytet.

Veliaj tha se pas një bllokimi të zgjatur, tashmë banorët e kësaj njësie do të kënë gati një nga rrugët më problematike në kryeqytet.

Veliaj tha se investimet e Bashkisë po shpërndahen në çdo njësi në kryeqytet.

Rruga e Kosovarëve ka një gjatësi prej 570 metrash, ku përveç shtrimit dhe vijëzimit, është parashikuar të vendosen 47 shtylla ndriçimi, afro 140 pemë, si dhe një korsi të dedikuar biçikletash.

Ajo lidh “Komunën e Parisit” me “Kodrat e Liqenit”, si dhe liron trafikun për aksin para gjimnazit “Petro Nini”.

Tv Klan