“Shqipëria, plazhet e pazbuluara të Mesdheut ku një gotë birrë kushton me pak se një paund”.  Një titull që i fton lexuesit e gazetës britanike, “Expres”, të përfshijne në listën e pushimeve edhe vendin tonë. E përshkruar nga gazetarja Lucy Sheref si një xhevahir i vërtetë në kurorën e detit Adriatik, pavarësisht të kaluarës komuniste, në artikull nënvizohet se Shqipëria mbetet një vend i sigurt dhe i paqtë.

Edhe pse është me pak i vizituar apo i njohur se fqinjët e saj, Shqipëria, shkruan Sheref, bie në sy. Me çmimet e rritura në Evrope dhe pas daljes së Britanisë së Madhe nga familja europiane, Shqipëria, prezantohet në artikull si një nga vendet e fundit ku mund të shpenzosh një buxhet të njëjtë më atë po të qëndroje në shtëpi.

“Për ata që xhepi nuk i toleron shumë shpenzime, vendi më i lirë në Evrope quhet Shqipëri, pasi etjen mund ta shuash me një birre të madhe të ftohte me më pak se një paund”.

Gazeta britanike i bën jehonë jo vetëm plazheve apo natyrës por edhe trashëgimisë kulturore. Ndërsa për ata që kërkojnë jetën urbane, gazetarja, i këshillon Tiranen e bareve simpatike dhe arkitekturën shumëngjyrëshe komuniste.

Po nuk harron të theksoj se edhe në metropol, buxheti nuk të shkatërrohet, pasi ekzistojnë restorante ku të mjaftojnë 15 paund për të konsumuar të tre vaktet. /TV KLAN