burgu i drenovesTetë punonjës të burgut të Drenovës, në Korçë, u pezulluan nga detyra për shkak se rezultonin debitorë ndaj Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.

Bëhet e ditur se ata nuk kishin paguar energjinë prej disa kohësh dhe se borxhi arrinte në disa milionë lekë.

Një jave më parë me urdhër të Ministrit të Drejtësisë u pezulluan nga detyra 131 punonjës të burgjeve dhe u paralajmëruan mbi 500 të tjerë.

Po kështu edhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes largoi nga puna 234 punonjës të tij, për shkak të vonesave në pagesat e faturave të energjisë.

Tv Klan