putin-00Ekonomia ishte në fokusin e bashkëbisedimit të fundvitit të Presidentit rus Vladimir Putin me gazetarët.

Për krizën ekonomike me të cilën aktualisht po përballet Rusia, Putin ua vuri fajin politikave agresive siç i quajti ai, sanksionet ekonomike të Shteteve të Bashkuara dhe Europës.

Për Presidentin rus, qëllimi i vetëm është dobësimi i Rusisë. Ai përcolli mesazhe çtensionuese, kur tha se situata do të marrë fund brenda 2 viteve.

Vladimir Putin – President i Rusisë: “Nuk besoj se mund ta quaj krizë. Për të nxitur rritjen duhet të reduktojmë shpenzimet sociale. Ekonomia do të dalë nga kriza. Ndoshta brenda dy vitesh dhe pastaj do t’i rikthehet rritjes”.

Me humor, Putin tha se perëndimi po përpiqet t’i verë zinxhirët ariut polar rus. Dhe problemet ekonomike janë çmimi që Rusia duhet të paguajë për riunifikimin me Krimenë.

Vladimir Putin – President i Rusisë: Ky nuk është shpagim për Krimenë, por kostoja e dëshirës sonë natyrore për ta ruajtur Rusinë si një komb, një civilizim dhe një shtet”.

Putin tha gjithashtu se perëndimi kishte shkelur premtimin, që bëri pas rënies së Murit të Berlinit, se NATO nuk do të zgjerohej drejt lindjes.

Sipas tij, ky ekspansion i Aleancës Veri-Atlantike po ngre një mur të ri, virtual ndarës mes lindjes dhe perëndimit.

Në konferencën ku të pranishëm ishin 1259 gazetarë dhe ku asnjëri prej tyre nuk u censurua, si rrallëherë Putin iu përgjigj edhe një pyetje mbi jetën e tij personale. Pyetja ishte nëse kishte në jetën e tij një femër, pas ndarjes me bashkëshorten. Kësaj pyetje shefi i Kremlinit iu përgjigj pozitivisht.

Tv Klan