Dalja në shi pa çadër e presidentit rus, Vladimir Putin në ceremoninë përkujtimore të ushtarit të panjohur në Kremlin ka bërë xhiron e mediave.

Pavarësisht shiut të rrëmbyeshëm, Putin shihet teksa nderon i palëkundur ditën e “Luftës së Madhe Patriotike”, që shënon nisjen ofensivës gjermane në Rusi në Luftën e Dytë Botërore. Në ceremoni merrte pjesë kryeministri Dmitri Medvedev dhe zyrtarë të lartë rusë.

Pa e hequr xhaketën, por këtë radhe me çadër Putin ndoqi edhe paradën ushtarake.

 Përpara se të hyjë në makinë presidenti rus shkund xhaketën, ndonëse ishte lagur kokë e këmbë dhe largohet për në rezidencën e tij.

/Tv Klan