SOCHI, RUSSIA -  AUGUST 30: Russia's President Vladimir Putin works out at Bocharov Ruchei residence in Sochi, Russia on August 30,2015. (Photo by Russian Presidential Press and Information Office/Anadolu Agency/Getty Images)

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin njihet për imazhin e njeriut të fortë. Janë të shumtë pasionet e tij të kohës së lirë, duke nisur nga xhudo, te kalërimi, hokei, yoga apo gjuetia. Shumëkush do të ishte kurioz për rutinën e përditshme të aktivitetit fizik.

Sëbashku me mikun e tij, kryeministrin e Rusisë, Dëmitrij Medvjedev, ai e nisi të dielën në palestrën e rezidencës qeveritare në Soci. Ushtrime force për krahët dhe këmbët dhe inkurajime të ndersjellta për miqte për të maksimalizuar rezultatin. Më pas ishte koha e barbeque-s, ku ata u përpoqën të përgatisnin vetë mëngjesin e tyre.

Edhe Medvjedev nuk mbetet prapa kur flitet për aktivitetin sportiv. Ai luan badminton, hokej në akull dhe mbetet një fans i xhudos. Megjithëse Presidenti rus është parë gjysmë i zhveshur gjatë aktiviteteve të kohës së lirë, Daily Mail shkruan se kësaj here ai e mbajti gjatë gjithë stërvitjes bluzën e tij.

Tv Klan