Presidenti i Rusisë ka urdhëruar tërheqjen e pjesshme të trupave ruse nga Siria. Gjatë vizitës së paparalajmëruar në Siri, Putin u takua me Presidentin sirian Basha Al Assad, ku dhe bëri të ditur vendimin e tij.

“Unë urdhëroj ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm që të tërheqin trupat ruse në bazat e tyre të përhershme. Kam marrë një vendim. Një pjesë e rëndësishme e kontigjentit të trupave ruse në Siri do të kthehet në shtëpi në Rusi”

, tha Presidenti Putin, sipas agjencisë së lajmeve RIA Novosti.

Presidenti i Rusisë kishte paralajmëruar tërheqjen e ushtarakëve që në mars të vitit 2016.

Pas vizitës në Siri, Putin do të udhëtojë drejt Egjiptit dhe Turqisë për bisedime. /

tvklan.al