Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur në kryeqytetin turk sot, ku së bashku me homologun Erdogan kanë inauguruar nisjen e punimeve të centralit të parë bërthamor të Turqisë, që do ndërtohet nga kompania ruse Rosatom. Për ndërtimin e impiantit nuklear janë investuar rreth 20 miliardë Dollarë, ndërkohë që do të angazhohen 10 mijë punonjës.

Sipas projektiti, do të ngrihen 4 reaktorë dhe pritet të përmbushen 10% e nevojave energjitike të Turqisë. Vetë Presidenti turk e ka cilësuar këtë projekt si jashëzakonisht të rëndësishëm edhe në marrëdhëniet bilaterale me Rusinë. Gjithashtu temë kryesore e bisedës dy liderëve janë marrëveshjet bërthamore dhe njëkohësisht shitja e sistemeve të sofistikuara raketorë nga Moska për vendin anëtar të NATO-s, Turqinë, që në Aleancën e Atlantikut ka ushtrinë më të madhe pas SHBA. 

Vizita e Putin është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie ku janë angazhuar në Ankara rreth 4 mijë policë. Nesër do të mbahet edhe samiti i tre aleatëve, duke ju bashkuar kështu Putinit e Erdoganit, edhe Presidenti i Iranit, Hassan Rohani. Temë diskutimesh do të jetë e gjithë çështja e Lindjes së Mesme, dhe e Sirisë veçanërisht.

Klan Plus