Keni marrë të dhënat e nevojshme rreth kompanisë, keni përditësuar rezymenë tuaj dhe keni kaluar me sukses intervistën e punës. Gjithçka duket në vendin e duhur, por sipas ekspertëve, një moment që ndodheni në këtë pozicion, nuk duhet ta pranoni ofertën e punës pa i bërë më parë punëdhënësit disa pyetje tepër të rëndësishme.

Nga hera e fundit që dikush është rritur në detyre e deri tek paga, këto janë 10 pyetjet që nuk duhet të keni frikë të bëni përpara se të pranoni ofertën për punë.

A është paga e negociueshme? 

Sipas ekspertëve, kjo është pyetja që çdo person që aplikon për një vend pune e ka në majë të gjuhës, por ka frikë ta artikulojë. Nëse nuk e provoni nuk do të merrni asgjë.

Përveç pagës, çfarë bonusesh të tjera i ofroni punonjësve?

 Pyesni gjithmonë nëse paguhen orët shtesë, apo nëse vlerësohen arritjet individuale.

Çfarë mundësishë ofrohen për zhvillimin e karrierës?

Kjo do t’ju ndihmojë për të kuptuar mundësitë që keni për të ngjitur shkallët në karrierën tuaj në kompani.

Mund të më jepni një shembull të një punonjësi që është rritur në detyrë sëfundmi?

Është një mënyrë e mirë për të zbuluar se cila është rruga që duhet të ndiqni për t’u rritur në detyrë.

Nëse do të pyesja punonjësit për të përshkruar kompaninë, çfarë do të thonin?

Duke bërë këtë pyetje e vendosni punëdhënësin në pozitë, por ju ndihmon të kuptoni kulturën që mbizotëron në këtë kompani.

Çfarë nuk ju pëlqen sa i përket punës në këtë kompani? 

Duke e detyruar punëdhënësin që të jetë i sinqertë dhe i hapur, ju ndihmon për të krijuar një ide sesa të lumtur do të jeni duke punuar në këtë vend.

Si ishte fundjava juaj? 

Pyetje të tilla, që sugjerojnë biseda të ngrohta dhe të ‘pafajshme’ bën që të vendosni që në fillim një raport miqësor.

2

Ç’mendoni për suksesin në pozitat që gjendeni?

Duke zbuluar kandidatin ideal të punëdhënësit tuaj, do të kuptoni nëse jeni të aftë për të përmbushur pritshmëritë e tij.

Te kush duhet të raportoj? 

Është e rëndësishme të dini se cili do të jetë përgjegjësi juaj, pasi në të shumtën e rasteve, sidomos personat me një farë pozicioni në kompani kanë tendencën të bëjnë ‘shefin’, ndonëse nuk keni lidhje të drejtpërdrejt me të.

Mund t’i kem këto me shkrim? 

Marrëveshjet verbale nuk janë kurrë ide e mirë. Gjithçka duhet të jetë e shkruar në letër dhe përpara se të vendosni firmën, lexojini mirë të gjitha klauzolat

./tvklan.al