flu

Edhe pse një vit më parë Janari shënonte kulmin e sezonit gripal, në vendin tonë, 2016 -ta duket se do të jetë krejt ndryshe.

Qarkullimi i virozave gripale është ende në nivele të ulta dhe jo vetëm në vendin tonë, por në të gjithë Europën.

Raportimet e të gjithë vendeve në Organizatën Botërore të Shëndetësisë tregojnë qarkullim të ulët të viruseve gripale në Europë. Të dhënat flasin për një rritje të lehtë të numrit të rasteve nga java e fundit e vitit 2015, që vijon edhe në fillim të 2016.

Deri më tani janë verifikuar se janë prekur nga gripi i tipit a H1N1 dhe a H3N2 rreth 2896 persona dhe 488 persona në të gjithë Europën rezultojnë të prekur nga virus i tipit B.

Ekspertët e Shëndetësisë Botërore, thonë se viruset në qarkullim janë të njëjtë me ato të disa viteve të shkuara. Fundi i muajit Janar pritet të shënojë rritje të rasteve të prekura nga gripi.

Tv Klan