Dy djem të moshës 12 dhe 15 vjeç u qëlluan me armë zjarri këtë të diel në veriperëndim të Londrës, në rrethana ende të paqarta.

Sipas BBC, 15-vjeçari u gjet i plagosur pasi policia u njoftua për të shtëna në High Street, në Wealdstone rreth mesditës.

Pak minuta më pas, ishin shërbimet e emergjencës që njoftuan oficerët e policisë për një tjetër të plagosur, këtë herë një 12-vjeçar. Edhe ai u gjet në të njëjtën rrugë.

Ata u dërguan në spital për ndihmë mjekësore. Deri më tani policia nuk ka arrestuar asnjë person rreth këtyre dy ngjarjeve ndërsa hetimet vijojnë. /tvklan.al