komuna-blinisht

Zyrat e Komunës Blinisht në Lezhë u qëlluan me breshëri armësh në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke terrorizuar banorët e zonës.

Plumbat kanë goditur një pjesë të fasadës dhe kanë depërtuar edhe në zyrën e Kryetarit të Komunës.

Ekspertët e policisë kanë gjetur një numër të madh gëzhojash në oborrin e Komunës, por blutë e Lezhës nuk kanë identifikuar ende autorët e mundshëm, të cilët të favorizuar edhe nga errësira janë larguar menjëherë nga vendngjarja.

Sulmi ndaj zyrave të komunës Blinisht vjen një ditë pasi policia ndaloi kreun e kësaj njësie vendore, Jak Zhuba, me akuzën e kundërshtimit të forcave të rendit.

Tv Klan