Një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë në ajër nga makina. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu” pranë Urës së Bajkalit në Elbasan. Sipas policisë, makina tip BMW ka qenë në ecje kur shoferi qëlloi me armë.

Fatmirësisht asnjë person nuk ka mbetur i lënduar. Forcat e policisë u nisën menjëherë drejt vendngjarjes. Disa metra më tutje, në lagjen “Haxhiras” u gjet e djegur makina tip BMW që rezulton të jetë në pronësi të një qytetari me iniciale B.B.

Nuk ka asnjë informacion rreth autorit që qëlloi me armë. Policia është duke punuar për ta identifikuar dhe arrestuar.

/tvklan.al