Manyel Vals ishte përgatitur për një garë të ashpër, por jo deri në këtë pikë. Kryeministri i dorëhequr francez, tashmë një prej kandidatëve të së majtës për presidencialet e ardhshme, u godit me shuplakë nga një i ri gjatë një takimi me elektoratin.

Teksa Vals po takonte qytetarët, i riu i shtrëngoi dorën dhe e qëlloi me shuplakë. Në çast truprojat e kandidatit për president neutralizuan agresorin.

Pas ngjarjes ish-kryeministri reagoi duke thënë se është i vendosur të vijojë deri në fund, pavarësisht aktit të cilin e cilësoi të rëndë./ TV KLAN