Një 17-vjeçar është qëlluar me thikë në Prishtinë mbrëmjen e djeshme. Sulmi ka ndodhur në rrugën “Gustav Majer”.

Sipas policisë kosovare, 17-vjeçari me iniciale Sh.P. ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërsa autori u largua menjëherë nga vendngjarja. Shkaqet janë të panjohura, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur këtë ngjarje.

/tvklan.al