Një 22- vjeçare është qëlluar me armë zjarri, pasi ka filmuar komshinjtë e saj duke u zënë.

Willyene Mathias Siqueira, 22 vjeç nga Santana de Cataguases, Brazil, ndërroi jetë katër ditë më vonë nga ngjarja,  pasi u qëllua me dy plumba në fytyrë. Edhe pse mjekët e spitalit Cataguases bënë të pamundurën, ajo nuk ia doli dot mbanë.

https://www.youtube.com//embed/asG-J5qiXFw

Siqueira ishte duke regjistruar sherrin mes fqinjëve, por njëri prej tyre e pikasi që ajo po regjistronte dhe më pas ka qëlluar drejt saj.

Personi i akuzuar për vrasjen e saj thuhet të jetë një 40 – vjeçar, i cili jeton në të njëjtën lagje. I dyshuari u largua menjëherë nga vendngjarja, por u arrestua nga policia në shtëpinë e tij pak kohë më vonë.

/tvklan.al