2

Ky është momenti kur forcat e policisë së Shkodrës dhe ato të Ndërhyjres së Shpejtë arrestuan 38 – vjeçarin Gjin Guri, i konsideruar si person me rrezikshmëri të lartë.

Ai u kap në shtëpinë e tij në fshatin Shosh të Dukagjinit, në orët e para të ditës së sotme.

Policia ishte në ndjekje të tij prej disa javësh dhe ndërhyri sapo mori informacion se ishte kthyer në shtëpi.

Gjin Guri dyshohet se është një prej personave që qëlluan ndaj forcave të policisë në fillim të muajit gjatë operacionit antikanabis në zonën e Dukagjinit, ku u shkatërruan afro 300 parcela me bimë narkotike.

Ai figuron edhe në listën e 10 personave të shpallur në kërkim si i dyshuar se ka qëlluar me armë ndaj helikopterit të policisë, në operacionin e parë antikanabis në këtë zonë.

Veç kësaj ai rezulton i dënuar me 7 vjet e 2 muaj burg për armëmbajtje pa leje, prodhim të armëve luftarake dhe kanosje.

Tv Klan