Policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariat një shtetas të akuzuar se ka qëlluar me grusht Kreshnik Spahiun.

Në një njoftim, Policia tha se është shoqëruar Flamur Pirraci, 34 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se ka qëlluar me grusht Kreshnik Spahiun tek çadra e protestës së opozitës para kryeministrisë.

Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, është pjesë e protestës së thirrur nga Partia Demokratike që prej të shtunës së kaluar. /Tvklan.al