Një 25-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit gjatë kërkimeve intensive prej 7 ditësh.

I arrestuari është Eduart Gjika nga fshati Bizë, i cili më 19 korrik kërcënoi me kallashnikov punëtorët e një firme që merresh me rikonstruksionin e rrugës Lalëz-Bizë. Policia thotë se ai qëlloi me armë në ajër, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Gjatë kontrollit në banesën ku ai ishte fshehur, policia i gjeti një kallashnikov dhe 28 fishekë. Eduart Gjika akuzohet kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

/tvklan.al