Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 31- vjeçar, pasi ka qëlluar në ajër me armë zjarri në “Malin e Rrencit” në Shëngjin.

 Njoftimi i policisë:

 Me datë 05.09.2017,  është marrë njoftim se në Malin e Rrencit në Shëngjin – Lezhë , ka të shtëna me armë zjarri.

 Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Seksionit për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë,   ku falë veprimeve të shpejta hetimore , bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:

 Erbardh Gjeloshi, 31 vjeç, banues në Gocaj – Lezhë si autor i dyshuar i të qëlluarit në ajër me armë zjarri në “Malin e Rrencit” në Shëngjin.

 Veprat penale në ngarkim të tij ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” parashikuar nga nenet 278/2  dhe 274 të Kodit Penal.

 Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasi A.U. 36 vjeç, banues në Shëngjin –  Lezhë , për veprën penale “Moskallzim krimi ” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal .

 Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua arma e zjarrit automatik si dhe një gëzhojë.

 Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme./tvklan.al