Policia e qytetit të Lezhës ka arrestuar një të ri si dhe ka sekuestruar 1 automatik AK -47  , dhe 6 gëzhoja në vendngjarje.

Në pranga ka rënë Erjon Nikolli, 20 vjeç banues në fshatin Zojs, Gjadër në Lezhë. Arrestimi i tij është kryer, pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër disa herë.

Veprat penale në ngarkim të tij  “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” parashikuar nga neni 278/2 dhe 274 të Kodit Penal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al