Një burrë është arrestuar pas mesnatës së mbrëmshme pasi qëlloi me pistoletë brenda një restoranti ku po organizohej një dasmë.

Policia e Kosovës njoftoi se ngjarja ndodhi në një restorant në fshatin Shirokë të Suharekës, transmeton Klan Kosova.

I dyshuari ka qëlluar me pistoletë me gaz, ndërsa ka tronditur të pranishmit, një prej të cilëve ka kërkuar ndihmë për veshët në Urgjencën e Suharekës.

“Gjatë hetimit të rastit, policia e ka sekuestruar një pistoletë me gaz të llojit “Ekol Jacal Dual” e kalibrit 9mm. Pas intervistës, në konsultim me prokurorin e shtetit është vendosur që i dyshuari të ndalet nën masën e arrestit policor”, tha policia.