Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 60 orë punë në komunitet për 8 studentët, të cilët nëntorin e vitit 2015 qëlluan me vezë në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Studentet kundërshtonin ligjin e arsimit të lartë dhe qëlluan kryeministrin kur po dilte nga një aktivitet në fakultetin e shkencave sociale.

Më pas ata u shoqëruan në polici dhe u liruan disa orë më pas. Seancën e ardhshme pritet që mbrojtja të lexoje pretendimet e saj dhe gjykata te japë vendimin./Tv Klan