Një i ri është arrestuar nga policia e qytetit të Durrësit dhe vëllai i tij është shpallur në kërkim.

Klodian Shala 25 vjeç, banues në Durrës më 05 qershor 2017 në lagjen Nr.3 Durrës, për motive të dobëta, në bashkëpunim me vëllain e tij, i cili është shpallur një kërkim  ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali (bilardo) duke shkaktuar dëme materiale dhe prishur qetësinë publike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Kanosja”, ” Prishja e qetësisë publike” dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”./tvklan.al