Gjykata e Elbasanit ka liruar nga burgu pjesëtarët e familjes Çapja të cilët në qershor sulmuan me armë policinë gjatë patrullimit.

Fillimisht kjo çështje u hetua nga Prokuroria për Krimet e Rënda në Tiranë, për shkak se sulmi ndaj bluve u konsiderua si vrasje e mbetur ne tentativë ndaj punonjësit të policisë.

Për këtë sulm ndaj policisë u arrestuan 7 persona, ndër ta Beldar Muça, Florenc Çapja si dhe Arti Çapja. Por pas disa muajsh hetimesh Krimet e Rënda ia deleguan çështjen prokurorisë së Elbasanit me argumentin se personat e arrestuar nuk e kanë ditur se kanë sulmuar punonjës policie.

Prokuroria për Krimet e Rënda ka sqaruar se punonjësit e policisë nuk kanë patur shenja identifikuese. Për këtë arsye ata janë menduar si kërcënim nga pjesëtarët e familjes Çapja dhe janë qëlluar me armë zjarri.

Pasi dosja kaloi në Elbasan të arrestuarit kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë në gjykatën e këtij qyteti. Togat e zeza vendosen t’i lirojnë duke caktuar për ta masën e sigurisë së detyrimit për tu paraqitur në prokurori. / TV KLAN