Nëse kishit menduar se vetëm njerëzit mund të dhurojnë gjak, kjo qendër veterinare ju vërteton të kundërtën. Në Mbretërinë e Bashkuar, rreth 8000 qen në vit dhurojnë gjak në qendrën “Pet Blood bank”.

Pronarët e tyre e sjellin miqtë me katër putra për të dhuruar gjak, që të ndihmojnë të tjerë qen në nevojë, në operacione të ndryshme. Ky proces zgjat rreth 5 deri në 10 minuta dhe gjithashtu një konsultë paraprake mjekësore, me veteriner të kualifikuar. 

Asnjë prej qenve nuk dëmtohet fizikisht, pasi “Pet shop Blood bank”  sigurohet që secili prej tyre të jetë në duar sa më të sigurta.

Burimi: KLAN PLUS

Përgatiti: Xh.Kuta