studimiNjë studim i fundit ka zbuluar se nëse nuk mund të qendroni me një këmbë për 20 sekonda, keni probleme me shëndetin, veçanërisht në pjesën e trurit.

Shkencëtarët kanë gjetur disa metoda të thjeshta të cilat tregojnë shenja sëmundje për të ardhmen. Një ndër to është edhe qëndrimi me një këmbë për 20 sekonda.

Nëse një person nuk arrin të qendrojë me një këmbë për 20 sekonda, kjo tregon se personi është i prirur të sëmuret, ose ka shfaqur shenja të problemeve në tru.

Shkencëtari Dr. Yasuharu Tabara i Universitetit Kyota në Japoni thekson: “Aftësia për të qëndruar me një këmbë është një test shumë i mirë për shëndetin”.

Shkencëtarët kanë bërë një studim me 841 femra dhe 546 meshkuj rreth moshës 60 – vjeç të cilëve ju kërkua që të qëndronin me një këmbë për 20 sekonda.

Ata e përsëritën këtë provë 2 herë dhe ata persona që nuk e kaluan testin, pasi ju bënë analizat, rezultuan me probleme në qarkullimin e gjakut, veçanërisht në pjesën e trurit.

tvklan.al