Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi u kap me 3.7 kg kokainë. Mësohet se i arrestuari është 55 – vjeçari Halil Alla, rezident prej kohësh në Itali ku jetonte sëbashku me bashkëshorten e tij.

Arrestimi i tij u bë gjatë një operacioni anti-drogë në afërsi të Sterzing, Itali.

Ishte qenti anti-drogë ai që ka zbuluar lëndën narkotike të fshehur në automjetin e tij tip Peugeot.

Pas arrestimit shqiptari nuk ka pranuar të flasë pa praninë e avokatit. Momentalisht ndodhet në paraburgim, ndërsa së shpejti pritet të jepet masa e sigurisë./tvklan.al