James Isaac, një djalë 9-vjeçar nga Wellington, Zelanda e Re, vuan nga sëmundja e autizmit. Në pamundësi për të folur, apo për të mbajtur kontaktin me sy me familjen e tij, i vetmi që mund ta bëjë Isaac të ndihet i qetë është qeni Mahe, një Labrador i zi.

Ky qen është bërë i pandashëm për vogëlushin, duke e bërë të ndihet i qetë dhe i sigurt. Kur Isaac u dërgua në spitalin pediatrik në Wellington, qenit i është dhënë një leje e veçantë për të qëndruar pranë tij.

qeni 2

“Për Mahe, James është shoku i tij më i mirë,  është gjithçka për të”

– ka thënë nëna e Isaac, Michelle.

“Unë kam qenë e tronditur me të vërtetë, ishte shumë e vështirë për të shikuar luftën e James.”

Michelle kujton ndërkohë se sa e vështirë ishte jeta përpara se James të takonte qenin, Mahe. Pasi ata janë takuar gjërat kanë ndryshuar për mirë ka thënë ajo.

qeni 3

Mahe vëzhgon në mënyrë të rregullt fëmijën, e mbikqyr teksa fle, e qetëson në praninë e të huajve dhe lajmëron familjarët në rast rreziku.

qeni

Qentë ndihmës si Mahe, janë të paçmuar për fëmijët e tillë si James, të cilët sapo kanë nisur të përballen me vështirësitë që hasin për shkak të aftësive të tyre të kufizuara.

Shumë organizata bamirëse në mbarë botën, sigurojnë se kafshët mund të ndihmojë individët me probleme nga diabeti deri në paralizë cerebrale./tvklan.al