Qeni i quajtur Wesley është rikthyer në një fenomen në internet sepse ai përdor tela dhëmbësh për ti drejtuar ato. Wesley u birësua nga një familje që zotron një spital veteriner në Miçigan.

Ata e morën në shtëpinë e tyre,vitin e kaluar dhe vunë re se duke u rritur ai shfaqi probleme me dhëmbët.

qeni

Pronarja e tij, Molly tregon se dhembët e tij filluan të dilnin në mënyrë të çrregullt dhe qeni nuk mund ta mbyllte gojën plotësisht.

Ajo rrëfeu se dhembët i sillnin shqetësim qenit sepse ai filloi të binte në peshë dhe nuk luante më si më parë. Për shkak se qeni kishte dhembje ata u detyruan ti vendosinin tela dhembësh.

wesley 3

Babi i Molly që është një dentist kafshësh i bëri anestezi Wesley gjatë procesit të vendosjes së telave dhe qeni do ti mbajë ato vetëm për pak javë, derisa dhembët të jenë drejtuar.

molly

Fotoja e Wesley me tela dhembësh u postua në faqen e Facebookut të spitalit dhe që atëherë është shpërndarë rreth 270.000 në rrjetet sociale./tvklan.al