Një djalë 11-vjeçar ka humbur jetën pasi besohet se është sulmuar nga qeni i familjes. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Irlandën e Veriut, ndërsa komuniteti lokal është tronditur.

Sipas BBC, fëmija i quajtur Ryan Busa u gjet me plagë të rënda në kokë i mbuluar nga gjaku. Policia beson se fëmija është sulmuar nga qeni i familjes, një Shepherd gjerman. Babai i 11-vjeçarit është duke ndihmuar policinë në hetimet që po zhvillohen për këtë rast tragjik.

Hetuesit do të kryejnë veprimet e duhura për t’u siguruar nëse fëmija humbi jetën si pasojë e sulmit nga qeni apo nga shkaqe të tjera.

Banorët thonë se zona ku ka ndodhur incidenti, është lagje e qetë. Drejtuesit lokalë e kanë cilësuar tragjik këtë lajm dhe kanë shprehur ngushëllimet për familjen.

/tvklan.al