qepaQë në kohët e lashta qepa është përdorur si sekreti për shijen që u jep ushqimeve, shërimin e plagëve dhe forcimin e shikimit.

Ndoshta shumë pak e dinë, që qepa është edhe sekreti i bukurisë tek femrat.

Ja disa mënyra se përse mund ta përdorni qepën:

1- Për flokë me shkëlqim

Përzjeni lëngun e qepës më maskën tuaj të flokëve, aplikojeni një herë në javë dhe flokët tuaj do të fillojnë të kenë më shumë shkëlqim, pas disa provash.

2- Për zgjatjen e flokut më shpejt

Përzjeni me lëngun e qepës, mjaltë dhe tretini mirë përbërësit me njëra – tjetrën. Aplikojeni atë më pas në rrënjën e flokut 30 minuta përpara se të bëni dush.

3- Qepët eleminojnë pikat e zeza në fytyrë

Përzjeni lëngun e qepës me kos. Tretini mirë përbërësit me njëra – tjetrën dhe aplikojeni në formën e maskën në fytyrë 3 herë në javë. Jo vetëm që do eleminoni pikat e zeza, por do të keni edhe lëkurë më të shëndetshme dhe të shndritshme.

4 – Qepët vrasin bakteret tek brryllat tuaj

Lëngu i qepës vret bakteret tek brrylat tuaj dhe i zbut ata kur janë të fortë. Aplikojeni herë pas here dhe do të ndjeni ndryshimin në pak ditë.

tvklan.al/K.P